POLITIKE

Parlamenti Studentor kundër vendosjes së emigrantëve afganë në Qendrën Studentore

Kosova është zotuar se do të pranojë një numër të refugjatëve afganë pas situatës së javëve të fundit në Afganistan, ndërkaq si mundësi për vendosjen e tyre është përmendur edhe Qendra Studentore në Prishtinë.

Por, Parlamenti Studentor përmes një njoftimi për media ka kundërshtuar vendosjen e refugjatëve në konvikte.

Sipas PS-së, studentët janë për pranimin e refugjatëve afganë në Kosovë, mirëpo janë kundër që ata të vendosen në Qendrën e Studentëve, pikërisht në prag të fillimit të vitit të ri akademik.

Ne jemi absolutisht për pranimin e refugjatëve afganë në Republikën e Kosovës, pasi që ashtu siç e kemi traditën e kulturën, asnjëherë nuk i kthejmë mbrapa njerëzit në nevojë. Madje, vet historia na rikujton që edhe ne ishim në lëkurën e tyre gjatë Luftës së Kosovës. Por, të merren vendime në prag të fillimi të vitit të ri akademik, tani kur kanë mbetur gati 30 ditë para fillimit të rregullt të vitit akademik, që studentët të përjashtohen nga mundësia e qëndrimit në konvikte, kjo është e papranueshme. Mbi 4.000 studentë vendosën në ato konvikte, e në qoftë se vendosen me masa të 1 studenti për 1 dhomë, atëherë rreth 1.400 studentë do të mbeten pa qëndrim në Prishtinë”, thuhet në reagim.

Parlamenti Studentor ka deklaruar se Qendra e Studentëve është themeluar për nevojat ekskluzive të banimit/ushqimit të studentëve të Universitetit të Prishtinës, dhe ka kërkuar që të mos u mohohet e drejta për të shfrytëzuar atë që u takon.

“Parlamenti Studentor kundërshton kategorikisht vendosjen e refugjatëve në konviktet e studentëve, ka vende të mjaftueshme ku ata mund të vendosen dhe të krijohen kampe. Ne i bëjmë thirrje MASHTI-t që të anulojë këtë iniciativë, përndryshe do të ketë reagime legjitime studentore, për të mbrojtur studentët tanë”, përfundon reagimi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

11 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

15 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

15 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago