McDonald’s ka deklaruar se do largohet përgjithmonë nga Rusia pas 30 vitesh.
Kompania tha se vendimin e mori për shkak të “krizës humanitare” dhe “mjedisit të paparashikueshëm të punës” të shkaktuar nga lufta në Ukrainë, raporton BBC.
Hapja e restorantit të parë të McDonald’s në Moskë në vitin 1990 ishte edhe si simbol i shkrirjes së tensioneve të Luftës së Ftohtë, ndërkohë tani mbyllja e tij është solidarizim me agresionin rus në Ukrainë.
McDonald’s tha se do t’i shesë të gjitha te një blerës vendas dhe do të fillojë procesin e “zhdukjes” ku përfshihet heqja e emrit, markës dhe menusë në Rusi.
Kompania tha se prioritet kanë 62 mijë punonjës rus të cilët kanë punuar për këtë kompani derisa të përfundojë çdo shitje. Ata shtuan se ata do të kenë “punësim të garantuar me çdo blerës të mundshëm”.
McDonald’s tha se do të shlyejë një tarifë deri në 1,4 miliardë dollarë për të mbuluar daljen nga investimi i saj.