POLITIKE

Erdogan kundër anëtarësimit të Finlandës e Suedisë në NATO: Nuk u themi “po” atyre që na vendosin sanksione

Presidenti Recep Tayyip Erdogan ka bërë të ditur sot se Turqia nuk do ta aprovojë anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO, raporton Reuters.

“Misionet diplomatike suedeze dhe finlandeze nuk e marrin mundimin që të udhëtojnë në Turqi që ta bindin Ankaranë që të aprovojë kërkesën e tyre,” citohet të ketë thënë presidenti turk në një konferencë për shtyp me homologun algjerian.

“Para së gjithash, ne nuk do t’u thoshim ‘po’ atyre që vendosin sanksione ndaj Turqisë për t’u bashkuar me NATO-n, një organizatë e sigurisë, gjatë këtij procesi”, citohet të ketë thënë më tej Erdogan.

Sipas raportimeve, pas këtij qëndrimi nuk qëndron vetëm çështja e marrëdhënieve me Rusinë, por një çështje jashtëzakonisht e ndjeshme nga Ankaraja: mbështetja e lëvizjeve kurde. “Të dy vendet – tha troç Erdogan – po u japin strehë shumë terroristëve”.

Dhe shtoi: “Ne nuk duam të përsëritet i njëjti gabim i bërë me pranimin e Greqisë”.

Ky lloj qëndrimi shkon më shumë Suedinë, e cila ka qenë gjithmonë mikpritëse për refugjatët politikë dhe ka mirëpritur një komunitet të madh kurd: njerëz që kanë ikur nga Turqia, Irani, Siria dhe Iraku që nga vitet 1980 dhe që në shumë raste kanë marrë nënshtetësinë suedeze. Kurdët në Suedi kanë disa organizata, njëra prej të cilave është hapur afër PKK-së, Partia e Punëtorëve Kurdë që drejton një luftë guerile kundër autoriteteve të Ankarasë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Irani pezullon operacionet ushtarake kundër Izraelit

Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…

3 orë ago
  • POLITIKE

Pjesëmarrja në zgjedhjet e djeshme, më e ulëta në pesë ciklet e fundit zgjedhore

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…

7 orë ago
  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

21 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

22 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

1 ditë ago