Në pamundësi për t’u takuar me kryediplomatin rus, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohet sot me ambasadorin rus, Alexander Botsan-Kharchenko.
Sipas zyrës për media të Vuçiqit, takimi mbahet në orën 10:00 në presidencën serbe.
Ky takim vjen një ditë pas anulimit të vizitës së ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në Serbi.
Kjo vizitë u anulua pasi Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Bullgaria i kishin mbyllur hapësirat e tyre ajrore për fluturimin e avionit, me të cilin Lavrov synonte të shkonte në Serbi.
Lavrov kishte në plan të qëndronte në Serbi për dy ditë, derisa thuhej se do të takohet më presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe ministrin serb, Nikola Selakoviq.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…