Është arrestuar predikuesi salafit, Abdul Alim Hamza, emri i vërtetë i të cilit është Leonis Hamza.
Shtetasi kosovar, i njohur si predikues i rrezikshëm i islamit, është arrestuar dje gjatë një termini që kishte në Zyrën për te Huajt në Bon dhe tani pritet të dëbohet në Kosovë.
Islamisti ishte i lidhur mirë në skenën radikale salafiste.
Hamza tërhoqi vëmendjen sepse organizoi ngjarje me selefistë të njohur radikalë, përfshirë predikuesin e Bonit Abu Dujana, në “Shtëpinë e Integrimit” në Bon-Duisdorf.
Ndër të tjera, ai ishte aktiv në grupin tashmë të ndaluar “The True Religion”.