Sinjalet pozitive të dhëna nga Greqia e të cilat mund të çojnë në njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës kanë alarmuar shtetin serb. Kjo ka bërë që Beogradi të intensifikojë kontaktet me shtetet brenda BE-së që vazhdojnë të mos e njohin pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ministri i brendshëm serb, Aleksander Vulin, në një takim që ka pasur me homologun e tij spanjoll, Fernando Grande-Marlaska, e ka falënderuar atë për pozicionin që mbanë Spanja karshi Republikës së Kosovës.
“Qëndrimi i Spanjës është shumë i rëndësishëm për ne”, ka thënë Vulin, shkruan Elnacional.cat, transmeton Express.
“Spanja dhe Serbia janë dy vende larg njëra-tjetrës në shumë aspekte, por në një fushë jemi të njëjtë, dhe e dimë të keqen e ndarjes dhe e dimë se vetëm duke respektuar të drejtën ndërkombëtare mund të garantohet paqe e qëndrueshme”, ka shtuar tutje ministri serb, duke tentuar t’ia kujtojë çështjen e Katalonisë.
Muajt e fundit kemi parë lëvizje të pozicionit të Greqisë karshi Kosovës. Ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se shumë shpejtë do të ketë lajme të mira nga Athina.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti serb, Aleksander Vucic, i cili ka thënë se i lutet Zotit që një gjë e tillë të mos ndodh.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…