FOTO&VIDEO

Pas mishit të thatë tani kroatët detyrojnë një mërgimtar të paguaj ekstra për 15 kg djathë për të kaluar kufirin

Një shtetas shqiptar, banues në Salzburg, derisa kthehej nga Kosova për në Austri, kishte marrë në veturën e tij djathë dhensh.

Ai ndalohet nga kufitarët në Kroaci, të cilët i shqiptuan një gjobë prej afër një mijë euro.

Kur 48-vjeçari është kontrolluar në kufirin serbo-kroat, zyrtarët e kufirit kroat kanë vërejtur djathin.

“Ndalohet rreptësishtë transporti i mishit apo produkteve të qumështit si person privat. Shqiptari i Salzburgut nuk e kishte idenë se gjoba do të ishte kaq e lartë”.

“Zotërinjtë nga dogana më thanë që tani duhet të paguaj rreth 996 euro, përndryshe nuk do të më kthejnë pasaportën”, tha shqiptari për portalin austriak “heute.at”, përcjell albinfo.

Kështu që ai nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të paguante gjobën.

Ai gjithashtu duhej të hidhte djathin e shijshëm të deleve në vend.

“Një gjobë është në rregull, por shuma është tepër e lartë”, ka shtuar ai.

Me këtë rast, ai dëshiron të paralajmërojë të tjerët për gjobat e larta që mund t’i marrin secili që dëshiron të bartë sasi të madhe të mallrave nga vendlindja.

“Mos bëni të njëjtin gabim siç e bëra unë: mos merrni mish apo djathë me vete”, ka përfunduar ai.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Anije iraniane përfshihet nga flakët pas sulmeve izraelite

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë flakë dhe tym të dendur që ngrihen nga…

57 minuta ago
  • BOTA

Trump: Çmimi i lartë i naftës është i vogël për paqen në botë, shumë shpejt do bie

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, komentoi në rrjetin social Truth Social rritjen e ndjeshme të…

1 orë ago
  • KRYESORE

Nenad Rashiq për deklaratën për Manastirin e Deçanit: Ngatërrova dy ngjarje, kërkoj falje që krijova konfuzion

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, është deklaruar lidhur me komentin e tij dhënë…

3 orë ago
  • KRYESORE

Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai

Shpërthime janë dëgjuar mbi Dubai herët këtë mëngjes dhe ka pasur aktivitet të aeroplanëve luftarakë.…

5 orë ago
  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

16 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

17 orë ago