POLITIKE

“Nuk pati gjakderdhje siç e planifikoi Berisha me një grup kriminelësh”, Basha: I ngjashëm me Ramën, i eksiton dhuna

Lulzim Basha në një deklaratë për mediet ditën e sotme, akuzoi Sali Berishën se kishte planifikuar të kishte gjakderdhje në protestën e 8 janarit të zhvilluar përballë selisë blu. Ai e akuzoi Berishën se është njësoj si Rama dhe të dy eksitohen nga skenat e dhunës. Sipas Bashës, përfituesi i vetëm nga dhuna në selinë e PD-së është Edi Rama.

Basha: Sot unë nuk kam buzëqeshje në fytyrë. Për fat të mirë dje nuk pati gjakderdhje ashtu siç dëshiron dhe kishte planifikuar Sali Berisha me një grup kriminelësh. Për fatin e mirë të PD e të shqiptarëve dje nuk u derdh gjak dhe unë e di që eksitimi përballë kësaj skene dhune, eksitimi që nuk fshihte dot dje kur shikonte njerëz që dëmtoheshin e ka shoqëruar edhe sot siç ka shoqëruar dhe Edi Ramën në skena të ngjashme si ato të 21 janarit. Këtu janë njësoj dhe të ngjashëm dhe unë ndahem nga të dy.

Të dy kanë një gëzim që mezi e fshehin, i pari Sali Berisha sepse ndonëse dështoi me turp të merrte dhe të zaptonte vullnetin e demokratëve nuk e fsheh dot eksitimin që i shkakton dhuna që ai nxit. I dyti, Edi Rama është përfituesi i vetëm dhe sot e tregoi me daljen e tij të turpshme. Njeriu që po bën gjithçka për të mbuluar skandalin e incineratorëve. Njeriu që kanabizoi Shqipërinë, i 1001 skandaleve doli sot dhe na shiste moral dhe këtë ja mundësoi Berisha. Rama dhe Berisha janë lidhur me një binom.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

6 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

11 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

20 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

21 orë ago