BOTA

Pas Pelosit, pesë zyrtarë amerikanë vizitojnë Tajvanin, Pekini “nxjerr thonjtë”: Është shkelje e sovranitetit të Kinës

Kina tha se kreu manovra të reja ushtarake pranë Taiwanit, ndërsa një grup ligjvenësish amerikanë vizituan ishullin dhe u takuan me Presidenten Tsai Ing-Wen. Pekini kundërshtoi duke e quajtur vizitën shkelje të sovranitetit të Kinës.

Pesë ligjvenës amerikanë, me në krye Senatorin Ed Markey mbërritën në Taipei në një vizitë të paparalajmëruar. Kjo është vizita e dytë, që pas asaj të Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi në fillim të gushtit, pas së cilës Kina filloi një sërë manovrash të paprecedenta ushtarake pranë ishullit.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës vuri në dukje përmes një deklarate se vizita e ligjvenësve amerikanë është shkelje e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kinës dhe “demonstron natyrën e vërtetë të Shteteve të Bashkuara si prishës të paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit”. Në deklaratë nuk jepeshin hollësi nga manovrat e reja që kreu Kina sot.

Kryeministri i Tajwanit Su Tseng-Chang tha se ata nuk do të frikësohen nga reagimi i Pekinit ndaj vizitave të tilla.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Taiwanin, por janë të detyruara me ligj, t’i japin ndihmë ishullit të qeverisur në mënyrë demokratike, për t’u mbrojtur.

Kina kurrë nuk e ka përjashtuar mundësinë e përdorimit të forcës për të vënë nën kontroll Tajvanin. Qeveria e Tajvanit thotë se Kina nuk e ka qeverisur kurrë ishullin dhe nuk ka të drejtë ta konsiderojë atë si pjesë të vetën dhe se vetëm 23 milionë banorët e ishiullit kanë të drejtë të vendosin për të ardhmen e tyre.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Pas disa orëve mbyllje shkaku i borës, hapet rruga Pejë – Kullë – Rozhajë

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…

6 orë ago
  • KRYESORE

Trump kërcënon Iranin: Do të hedhim në erë Parsin

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

I riu nga Izraeli viziton Kosovën: Faleminderit që shpëtuat shumë jetë!

Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…

13 orë ago
  • KRYESORE

Vendet e vetme të NATO-s që e mbështesin Trumpin për Iranin, përmendet edhe Kosova

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…

17 orë ago
  • BOTA

Protestuesit varen në Iran

Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…

18 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Tragjedia në Vjenë ku mbetën të vdekur tre punëtorë nga Kosova, si tentoi të fshihej nga përgjegjësia kompania? Mediat austriake zbulojnë prapaskenat

Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…

18 orë ago