KRYESORE

Shqipëria shpëton Kosovën nga reduktimet

Pa kaluar 24 orë nga njoftimi se tash e tutje në Kosovë do të vazhdohet me reduktime të energjisë elektrike në intervalet gjashtë orë me rrymë dhe dy pa të, Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur që sistemi është stabilizuar dhe nuk do të ketë reduktime.

Njoftimi për ndërprerjen e energjisë elektrike në periudha të ndryshme, është protestuar ashpër dhe masivisht nëpër rrjete sociale nga qytetarët, prandaj qeveria e ka trajtuar me urgjencë situatën.

Sistemi është stabilizuar, njofton ministria “falë bashkëpunimit mes Kosovës dhe Shqipërisë, përkatësisht Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) dhe Korporatës Elektroenergjitike të Shqipërisë (KESH)”, tregon njoftimi.

“Kështu është arritur që të evitohen reduktimet që nga ora 14:00 dhe të vazhdojë furnizimi i rregullt me energji elektrike”.

“Institucionet do të vazhdojnë të bëjnë përpjekjet maksimale për të ruajtur furnizimin e rregullt me energji elektrike gjatë ditëve në vijim”, thuhet tutje.

Ministria ka “lutur qytetarët” dhe të gjitha bizneset “që të marrin masa kursimi dhe të jenë sa më të kujdesshëm në përdorimin e energjisë elektrike”.

Bashkëpunimi me Shqipërinë ishte një masë emergjentë, por është njoftuar se “do të pasohet nga të tjera masa në adresim të krizës energjetike dhe gjendjes së emergjencës ku ndodhemi”.

Si rrodhi situata?

Të dielën afër mesnatës, Korporata për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë KEDS, njoftoi se nga e hëna, 15 gusht, do të fillohet me reduktime.

Reduktimet parashiheshin që pa përjashtim, të ishin gjashtë orë me furnizim me energji elektrike dhe dy të tjerë pa rrymë.

Kjo po bëhej për shkak të humbjeve dhe disbalancit që ishte krijuar, thuhej në njoftim.

Gjatë ditës, Ministria e Financave fillimisht doli me një njoftim se arsye e humbjeve janë vjedhjet që ndodhin brenda KEDS-it dhe la fajin te kjo kompani për detyrimin që të shkohet me ndërprerje.

Tani, njoftimi i fundit tregon se në bashkëpunim me Shqipërinë, reduktime nuk do të ketë, gjithsesi situata e rënduar vazhdon.

Qeveria në ndërkohë ka njoftuar se do të marrë në kontroll verifikimin e humbjeve në sistem, për të parë se ku po ndodhë vjedhje.

Në anën tjetër, opozita në Kosovë akuzon qeverinë e Albin Kurtit se faji është krejtësisht te keqmenaxhimi qeveritar dhe paaftësia për të ndërmarrë masa shumë më herët.

Kosova i shpëton territ, por jo edhe shtrenjtimit

Në momentin që kompania furnizuese me rrymë në Kosovë (KESCO) fut në sistem energji të importuar që është pesë për qind e gjithë sistemit ose më shumë, atëherë automatikisht ka të drejtë të shpallë kërkesë për rritje të çmimit të tarifave në mënyrë që të kthejë parat e investimit në energji.

Kjo shifër është kaluar thonë nga KESCO prandaj edhe është dërguar kërkesa për shqyrtim të jashtëzakonshëm të çmimeve të tarifave, ku mesatarisht kërkohet rritje prej 70 për qind të çmimit të përgjithshëm të energjisë elektrike.

Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë dhe tani ZRrE ka afat 20 ditor që të vendosë.

Siç kanë shpjeguar për Albanian Post nga zyra e rregullatorit, nëse pranohet propozimi i KESCO-s atëherë ndodhë rritje, nëse jo, ZRrE korrigjon çfarë ka për t’u korrigjuar në kërkesë dhe më pas e aprovon.

Fillimisht ZRrE shikon nëse plotësohet kushti për situatë të jashtëzakonshme, që është blerje e vetë KESCO-s mbi pesë për qind.

“Përafërsisht i shikojmë kostot a janë vlerat e sakta, pasi shtojca thotë: nëse është ngjarje e jashtëzakonshme. Ne e shohim a plotësohet ai kusht edhe vendosim”, është thënë për AP.

“Në momentin që blen, pra importon energji elektrike, po sa ta kalojë pesë për qind të importit, që i bie diku mbi 30 milionë euro, ka të drejtë ta hapë shqyrtimin për t’i kthyer ato para”.

Pra, në momentin që KESCO fut para në sistem mbi atë përqindje, atëherë me ligj ka të drejtë ta rris tarifën.

Por, tarifat mund të mos rriten për qytetarët të paktën edhe për disa muaj, kjo pasi Qeveria ka një rol në gjithë këtë mes.

Arsyeje e rritjes, siç shpjegojnë nga ZRrE për Albanian Post, është edhe fakti se Qeveria e Kosovës akoma nuk ka dhënë pjesën e saj të subvencioneve që është 32 milionë euro.

Pjesa tjetër është pastaj blerje/import nga KESCO-i.

Nëse Qeveria shlyen obligimin në raport me KESCO-n, në formë të subvencionit, atëherë KESCO përmes këtyre parave kompensohet për importin e energjisë dhe shtyhet vendimi për rritje prej 70 për qind të tarifave.

“Mund të shtyhet vendimi deri në tre muaj”, është thënë në një sqarim për Albanian Post.

Qeveria ende nuk ka njoftuar se kur do ta dorëzojë subvencionin në formën e 32 milionë eurove, por pritet që kjo të ndodhë brenda këtij afati 20 ditore, derisa ZRrE-ja shqyrton kërkesën.

Në anën tjetër, qytetarët e Kosovës tashmë veç kanë filluar kundërshtitë për këtë kërkesë nga furnizuesi privat. Është kërkuar edhe që të niset një fushatë kundër rritjes së çmimeve.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

3 orë ago
  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

13 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

18 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

1 ditë ago