Banka Kombëtare Tregtare, ka vendosur të mos aplikojë tarifa për transferet në të gjitha llogaritë humanitare në Shqipëri, shkruan Gazeta Insajderi.
“Banka Kombëtare Tregtare Kosovë Sh.a. nuk aplikon tarifa për transferet në të gjitha llogaritë humanitare në Shqipëri që klientët e bankës i dërgojnë si ndihmë në llogaritë zyrtare humanitare të shpallura nga Republika e Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e tyre në rrjetin social Facebook.
Krejt kjo erdhi pas reagimeve dhe shkrimeve në media – për tarifat e larta që fillimisht Raiffeisen Bank i aplikoi gjatë ditës, shkruan Insajderi.