Avioni i dërguar nga Turqia me mjete të kërkim-shpëtimit dhe ekipin shpëtues ka ateruar në Shqipëri për të ofruar ndihmë pas tërmetit shkatërrues që goditi vendin, raporton Anadolu Agency (AA).
Avioni transportues i tipit A400M i Forcave të Armatosura Turke (TSK) i përgatitur nën koordinimin e Autoritetit turk për Menaxhimin e Katastrofave dhe Emergjencave (AFAD) ka ateruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës.
Avioni ka transportuar tre mjete kërkimi të AFAD-it dhe 27 persona për kërkim dhe shpëtim nga AFAD, Ekipi Kombëtar Mjekësor të Shpëtimit (UMKE) dhe Gjysmehëna e Kuqe e Turqisë.
Pas aterimit, ekipet turke menjëherë janë nisur drejt Durrësit për t’iu bashkuar aktiviteteve të kërkim-shpëtimit.
Shqipëria u godit nga dy tërmete të fuqishme, me epiqendër në Durrës në orën 3:55 me magnitudë 6,3 në thellësi 10 kilometra dhe më vonë me një magnitudë 5 në Kepin e Rodonit.
Sipas të dhënave të deritanishme të siguruara nga autoritetet shqiptare, numri i viktimave nga tërmeti që goditi Shqipërinë sot ka shkuar në 21, ndërkohë mbi 600 persona janë plagosur dhe po thuajse 50 janë shpëtuar nga rrënojat.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…