Pas kritikave të forta të Shteteve të Bashkuara, edhe Gjermania reagon kundër konkluzioneve të të ashtuquajturit parlament i “Botës Serbe”. Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock, shprehu shqetësim për aktivitetin e mbajtur me 8 qershor.
“Kërcënimet ndaj pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës janë krejtësisht të papranueshme për Gjermaninë dhe Perëndimin”, tha shefja e diplomacisë së Berlinit.
Autoritetet në Sarajevë e informuan atë se “Bota Serbe” ka bërë sulmin më të rëndë ndonjëherë kundër marrëveshjes së paqes të Dejtonit që nga vitit 1995.
“Mbajtja e atij parlamenti është një sulm ndaj ligjit ndërkombëtar dhe vlerave bazë mbi të cilat mbështetet Bashkimi Europian”, thuhet në reagimin e kryetarit të Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviç, që ka biseduar me ministren gjermane.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…