POLITIKE

Pas sulmit nga Irani, 34 ushtarakë amerikanë pësuan lëndime në tru

Pentagoni tha të premten se 34 ushtarakë amerikanë janë diagnostikuar me lëndime traumatike në tru, pas sulmeve me raketa nga Irani kundër një baze në Irak në fillim të këtij muaji.

Presidenti Trump dhe zyrtarë të tjerë të lartë fillimisht thanë se sulmi i Iranit nuk kishte vrarë apo dëmtuar asnjë pjesëtar të shërbimit ushtarak amerikan.

Javën e kaluar ushtria amerikane tha se 11 trupa amerikane ishin trajtuar për simptoma tronditjeje pas sulmit në bazën ajrore Ain al-Asad në Irakun perëndimor ndërsa këtë javë njoftoi se trupa të tjera ishin zhvendosur jashtë Irakut për lëndime të mundshme.

Zëdhënësi i Pentagonit Jonathan Hoffman u tha gazetarëve se tetë trupa ushtarake që ishin transportuar më parë në Gjermani janë transferuar në Shtetet e Bashkuara.

Të mërkurën, Presidenti Trump duket se i minimizoi dëmtimet e personelit ushtarak amerikan, duke thënë se kishte “dëgjuar se ata kishin dhimbje koke dhe ca gjëra të tjera”.

Zyrtarët e Pentagonit kanë thënë se nuk ka pasur asnjë përpjekje për të minimizuar ose vonuar informacionin për dëmtimet që lidhen me tronditjen, por mënyra se si ata e trajtuan çështjen e dëmtimeve në tru pas sulmit iranian, ka shtruar pikëpyetje të reja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

2 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

2 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

4 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Azerbajxhani evakuon diplomatët e saj në Iran, vigjilja e përplasjes perso-azere?

Azerbajxhani po evakuon diplomatët e tij nga Irani, tha të premten ministri i Jashtëm Jeyhun…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Një muaj paraburgim për Mossin dhe dy të tjerë për sulmin ndaj Burim Pacollit

Gjykata Themelore e Prishtinës ka vendosur një muaj paraburgim për reperin Moss dhe dy të…

6 orë ago