POLITIKE

Pas talljeve dhe ofendimeve, zëvendësministri Bardheci nuk shkon në ministri

Zëvendësministri i ri i Arsimit dhe Shkencës, Driton Bardheci, nuk ka shkuar sot në vendin e tij të ri të punës, ku u emërua para pak ditësh, raporton Gazeta Sinjali.

Tringa Morina, asistente administrative në kabinetin e ministrit Ramë Likaj, ka thënë se zëvendësministri Driton Bardheci sot nuk ka dalë në punë.

“Nuk ka dalë në punë”, i ka thënë Morina Gazetës Sinjali.

Emërimi i Bardhecit në postin e zëvendësministrit është përcjellë me reagime të shumta të shoqërisë civile, organizatave studentore por edhe qytetarëve.

Talljet, ironitë por edhe ofendimet drejtuar zëvendësministrit të ri kanë vërshuar që nga dje, duke bërë që Bardheci t’i mbyllë rrjetet sociale Facebook dhe Twtitter. Kjo, siç duket është bërë edhe më serioze pasi Bardheci nuk ka dalë as në punë.

Gazeta Sinjali gjatë ditës ka provuar të marrë një qëndrim nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për arsyet që i kanë pasur për ta propozuar Bardhecin për zëvendësministër, por asnjëri nga zyrtarët e kontaktuar nuk kanë pranuar të flasin.

Për Driton Bardhecin ka folur dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ahmet Shala, i cili e ka konfirmuar për Sinjalin se i riu nuk i ka përfunduar ende studimet.

“Po, është student në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike. E ka dëgju vitin e fundit, por s’e ka përfundu ende”, ka thënë Shala.

Gazeta Sinjali ka tentuar që të kontaktojë edhe me zëvendësministrin Bardheci, por telefoni i tij ka qenë i paqasshëm gjatë gjithë kohës.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

17 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago