8 vjet pas vendosjes së gurthemelit, sot kanë filluar punimet për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në lagjen “Dardania” në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi u bë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës e cila njoftoi se kryetari i kësaj bashkësie, myftiu Naim Tërnava, ka përcjellur për së afërmi fillimin e punimeve për ndërtimin e kësaj xhamie.
Myftiu Tërnava ka uruar të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie, e cila ai tha se është mëse e nevojshme dhe e shumëpritur për gjithë besimtarët.
“Myftiu u shpreh tejet i lumtur që sot pa, për së afërmi fillimin e punëve tashmë në këtë vend të shenjtë, teksa falënderojë të gjitha atë kanë kontribuar në mundësimin e ndërtimit të kësaj xhamie, duke filluar nga besimtarët, Kryesinë e Bashkësisë Islame, Dijanetin e Turqisë dhe Komunën e Prishtinës”, thuhet në njoftimin e BIK-ut.