Ambasada e SHBA në Tiranë ka njoftuar të gjitha institucionet shqiptare për pezullimin e fondeve të mbështetjes pas firmosjes së urdhrit ekzekutiv nga presidenti Donald Trump.
Fillimisht kjo letër i është dërguar Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme për të informuar Qeverinë e Republikës së Shqipërisë mbi synimin e Urdhrit Ekzekutiv të Qeverisë së SHBA-së për të pezulluar zbatimin, detyrimet e reja dhe disbursimet e fondeve deri në përfundimin e një rishikimi të të gjitha programeve të ndihmës së huaj.
Në këtë letër informuese thuhet se partnerët e programeve dhe zbatuesit e programeve të ndihmës së financuar nga SHBA në Shqipëri po njoftohen për këtë veprim.
Ky dokument shërben si njoftim zyrtar për Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kërkon me mirësjellje që ky njoftim të ndahet me të gjitha ministritë, institucionet dhe entet e tjera qeveritare përkatëse që bashkëpunojnë përmes programeve ekzistuese të ndihmës së huaj të SHBA-së, duke përfshirë:
Ministrinë e Financave, duke përfshirë Agjencinë e Inteligjencës Financiare;
Ministrinë e Brendshme, duke përfshirë Policinë e Shtetit Shqiptar, Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Qendrën e Koordinimit për Luftën kundër Ekstremizmit të Dhunshëm;
Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural;
Ministrinë e Drejtësisë, duke përfshirë Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve;
Ministrinë e Mbrojtjes;
Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme;
Ministrinë e Arsimit dhe Sportit;
Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit;
Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale;
Ministrinë e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët;
Ministrinë e Shtetit për Qeverisjen Vendore;
Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit;
Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, duke përfshirë Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë;
Elektrike (OSHEE) dhe Bursën Shqiptare të Energjisë Elektrike (ALPEX);
Ministrinë e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin;
Ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin;
Parlamentin, duke përfshirë komisionet e tij;
Këshillin e Lartë Gjyqësor;
Këshillin e Lartë të Prokurorisë;
Gjykatën Kushtetuese;
Gjykatën e Lartë;
Të gjitha gjykatat, duke përfshirë Gjykatat e Apelit, Gjykatat Administrative të Apelit dhe Gjykatat e Shkallës së Parë;
Strukturën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit;
Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm;
Inspektorin e Lartë të Drejtësisë;
Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, Operacionin Ndërkombëtar të Monitorimit dhe Kolegjit e Posaçëm të Apelimit;
Autoritetin Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK);
Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI);
Ministrinë e Shtetit dhe Zyrën e Kryenegociatorit;
Agjencinë Shtetërore për Programimin Strategjik dhe Koordinimin e Ndihmës (SASPAC);
Të gjitha qeverisjet vendore”.