POLITIKE

Pas Zelensky-t, Trump “i vërsulet” Starmer dhe Macron: Nuk kanë bërë asgjë për të ndalur luftën!

Donald Trump ka pohuar se Sir Keir Starmer ‘nuk ka bërë asgjë’ për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë – vetëm disa ditë para se të mirëpresë kryeministrin në Shtëpinë e Bardhë .

Pas valës amerikane të sulmeve përmes çdo rrjeti social ndaj Ukrainës dhe liderit të saj, Volodymyr Zelensky, Donald Trump ka nisur të kritikojë edhe kryeministrin britanik Keir Starmer dhe Presidentin francez, Emmanuel Macron.

Në kulmin e një grindjeje transatlantike, përpara se Starmer dhe Macron të mbërrijnë në Uashington për ta takuar, Presidenti i SHBA shpërtheu kundër “qasjes” së tyre ndaj Ukrainës.

“Ata nuk bënë asgjë për t’i dhënë fund luftës. Lufta po vazhdon, nuk ka takime me Rusinë, nuk ka asgjë. Ata nuk kanë bërë asgjë. Macron është miku im, dhe unë jam takuar me kryeministrin, ai është një djalë shumë i mirë… [por] askush nuk ka bërë asgjë. Unë kam vite që e shikoj këtë situatë duke vazhduar dhe po e bëj për një arsye, e urrej vrasjen. Unë e urrej të shoh ata të rinj të vrarë”, tha Trump në një intervistë për Fox News.

Këto komente zemëruan si kryeministrin ashtu edhe presidentin francez, të cilët u kundërpërgjigjën duke dyfishuar mbështetjen e tyre për Kievin.

Macron paralajmëroi gjithashtu Trumpin që të mos jetë ‘i dobët’ përballë Vladimir Putin, mes frikës se presidenti i SHBA ka mbajtur anën e Moskës gjatë bisedimeve të paqes.

Sakaq, Macron pritet të fluturojë për në Amerikë për bisedime me presidentin amerikan të hënën, ndërsa kryeministri britanik do të shkojë në SHBA më vonë gjatë javës.

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

9 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

11 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

18 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

18 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

22 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

22 orë ago