Shkrimi i një qytetarit me emrin Hysen Gashi është postimi më i shpërndarë në rrjetin social Facebook orëve të fundit.
Gashi në postimin e tij në Facebook akuzon repartin e pomologjisë në Prizren për neglizhencë.
Ai në postimin e tij ka njoftuar se prindi i tij nuk ka qenë i infektuar me COVID19.
Postimi i plotë:
Sot na u konfirmua rezultati COVID negativ per baben tone.
Atehere, perse vdiq baba jone?
A mund te quhen heronje mjeket tane, te cilet vazhdojne trajtimin per covid edhe nese dikush mund te kete semundje tjeter?
A mund te quhen heronje keta mjek kur te drejtohen se kemi dhene ate qe duhet per covid dhe nuk kemi qka te bejme tjeter edhe pse pacienti mund te kete nevoja tjera.
A mund te quhen heronje keta mjek kur duhet lutur qe te vizitojne pacientin pasi qe ti e veren qe gjendja e tij eshte duke u keqesuar?
A mund te quhen heronje keta mjek kur debatojne nder vete, jo eshte pacienti im jo i yti e shume e shume tjera.
Ndoshta nuk i lejon sistemi shteteror, ndoshta nuk i kane mundesite, por per mua keta mjek nuk jane heronje, te pakten jo sot, te pakten jo reparti i pulmologjise ne Prizren.
Per trajtimin pas vdekjes dhe organizimin e vorrimit nuk po flas, pasi qe eshte nje trajtim aq sa i tmerrshem aq edhe qnjerezor dhe kriminal, deri aty sa edhe te kercenojne.
Une nuk e di perse vdiq baba im. Baben tim e vrau shteti im, baben tim e vrau ky shtet per te cilin ai me gjithe familjen e tij sakrifikoi shume.