LAJME

Pasuria e Osmanit: Mori mbi 11 mijë euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit

Ajo ka deklaruar bashkë me bashkëshortin një banesë të blerë mbi 59 mijë euro, një garazh 6,000 euro, një shtëpi 170 mijë euro, tokë 35 mijë euro, dy banime në varg – njëra e përbashkët në vlerë 190 mijë euro dhe tjetra 510 mijë euro, e blerë në Australi. Në emrin e saj, Osmani ka deklaruar një tokë të cilën e ka blerë për 35 mijë euro në vitin 2016.

Ndërkohë në deklarimin që e ka bërë të ditur Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit të mërkurën, në blerjen e pronës prej mbi gjysmë milion eurosh në Australi, Osmani ka arsyetuar se ajo është blerë me para nga “shitja e shtepisë në Australi në pronësi të bashkëshortit, shitja e shtëpisë së prindërve të tij (vlera e trashëgimisë), kursime, hua familjare”.

Ajo ka deklaruar po ashtu një veturë në vlerë 10 mijë euro në pronësi të bashkëshortit. Ndërsa, edhe dy kredi, një 40 mijë euro dhe tjetra 16 mijë euro.

Paga neto vjetore e saj është 33,104 euro, ndërsa nga mëditjet në udhëtimet zyrtare jashtë vendit ka përfituar mbi 11,500 euro. Bashkëshorti i saj ka pasur pagë vjetore 11,068 euro, ndërsa të hyrat nga qiraja në shtëpinë në Australi i ka pasur 12,500 euro. Mbi 19 mijë euro, bashkëshorti i Osmanit i ka përfituar edhe nga një vendim gjyqësor në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Nga kjo Ministri, Prindon Sadriu ka marrë afro 2,800 euro mëditje për udhëtimet jashtë vendit.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

5 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

7 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

13 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago