LAJME

Patatja “made in Albania”/ Produkti shqiptar tani certifikohet për BE

” Këtë vit kemi rreth 12 dynym, por kemi rendiment shumë të ulët. Në prill pati shumë luhatje temperaturash.”

Në vitin 2021, u prodhuan 258.862 tonë patate, duke u rritur me 1,56 %, në krahasim me vitin 2020. Qarqet që prodhojnë më shumë patate janë Fieri, Korça dhe Elbasani.

Eksportin e patates shqiptare në vendet e Bashkimit Europian deri më sot e ka penguar mungesa e certifikimit të saj. Patatja shqiptare është cilësuar si e pasigurt përsa i përket sigurisë ushqimore.  Por analizat e kryera së fundmi kanë vërtetuar të kundërtën.

Patatja e hershme e prodhuar mga fermerët e zonës së Divjakës, nga analizat e kryera në laboratorin për mbrojtjen e bimës në universitetin Bujqësor të Tiranës rezulton të jetë e pastër nga sëmundjet bakteriale dhe mykogjenore, duke plotësuar kështu një nga kushtet kryesore për eksport jashtë vendit.

Por, që patatja të dalë jashtë vendit, BE kërkon kontroll të vazhduesheshëm në të gjithë territorin ku prodhohet ky produkt.

“BE kërkon që të kryehet monitorimi i vazhdueshëm dhe të dalë produkti i pastër.”

Universiteti Bujqësor shpreh gatishmërinë për të bashkëpunuar me ministrinë e Bujqësisë, për ta çuar pataten jashtë kufijve.

“Tashmë jemi në një bashëkëpunim me ministrinë e Bujqësisë, për të pasur një plan kombëtar monitorimi. Pasi të perfundohet ky plan të themi që jemi të pastër në të gjithë vendin.”


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

14 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago