Patriarku serb Porfirije ka arritur mbrëmë në Graçanicë dhe do të shërbejë Liturgjinë e mëngjesit dhe një shërbim tjetër për përkujtimin e “heronjëve serbë” në Betejën e Kosovës në Gazimestan.
Ai tha se njerëzit që kanë shkuar në Graçanicë dhe Gazimestan do të jenë paqësorë sepse “ata do të festojnë një festë të madhe në mënyrë të sinqertë”.
Profirje nga aty tha se duhet bërë paqe me shqiptarët, me të cilët tha se duhet të jetojmë “si me vëllezër”,
“Duhet të ketë patjetër një vend për shqiptarët me të cilët jetojmë. Jemi thirrur të jemi vëllezër me të gjithë dhe me shqiptarët sigurisht mbi të gjitha sepse jetojmë këtu me ta. Zoti i krijoi të dy, të gjithë jemi ikona të Zotit. Dhe jam i sigurt që edhe ata e dinë nëse e dinë nëse besojnë në Zotin, një Zot dhe se librat në të cilët ata në pjesën më të madhe thërrasin për të njëjtën thirrje, ne e kuptojmë këtë vetë”, përfundoi patriarku serb.