Vendimi i kryedemokratit Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministrit Sali Berisha nga grupi parlamentar i PD-së ka sjellë reagime të shumta nga ana e demokratëve.
Mbrëmjen e sotme, Basha ka mbledhur anëtarët e kryesisë të PD-së brenda selisë blu, ku vendimi për Berishën ka sjellë debate të ashpra.
Kanë qenë disa deputetë të cilët kanë kundërshtuar ashpër vendimin e Lulzim Bashës. Burime për Panorama.al bëjnë me dije se kundër këtij vendimi janë deputetët Bujar Leskaj, Albana Vokshi, Flamur Noka, Tritan Shehu apo dhe Luçiano Boçi.
“Vendimi i gabuar, po mohojmë historinë”, ka deklaruar Noka. Ndërsa Tritan Shehu ka akuzuar Bashën për vrasjen e PD.
“Vrave PD-në. PD ka hyrë në një spirale shumë të rrezikshme. Një vendim i tille nuk mund të merrej nga vetëm një njeri, qoftë dhe kryetari. Duhej ta gjykonim sëbashku”, është shprehur Shehu.
Ky vendim është cilësuar si një shkelje e hapur e statutit dhe ligjit të PD-së ndërkohë thotë se ditën e nesërme do të jetë në Parlament.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…