PDK-ja nuk e përkrahë qeverinë potenciale të LDK-së: Të gjithë e kanë votën kundër

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka folur edhe për mundësinë që partia e tij të përkrah ndonjë parti për ta krijuar Qeverinë e re.

Krasniqi u pyet nëse PDK do ta përkrahte një qeveri të LDK-së, Krasniqi është treguar i prerë duke thënë se votat e PDK-së janë kundër për të gjithë, shkruan Reporteri.net.

“Absolutisht jo, ne nuk votojmë asnjë qeveri ku nuk është PDK. Të gjithë e kanë votën kundër”, ka thënë Krasniqi, kur u pyet për votimin e Qeverisë së LDK.

Sidoqoftë, Krasniqi ka folur edhe për VV-në, të cilëve u ka thënë që të procedojë nëse mund të krijojë shumicë për të krijuar Qeverinë e re.

Për Krasniqin, një gjë është e sigurt. Ai thotë se PDK do të jetë në opozitë.