POLITIKE

PDK në Drenas e ndarë, në zgjedhje me dy kandidat për kryetar, një i nominuar nga Qendra dhe një nga Dega

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet lokale të tetorit do të hyjë e ndarë, pasi në garë do të jenë dy kandidatë, një i nominuar nga Qendra dhe një tjetër nga Dega.

Nga Qendra, kryetari i partisë, Memli Krasniqi, sot e zyrtarizoi Ramiz Lladrovcin si kandidat për kryetar të Drenasit, kurse Driton Ajazi nga Dega. Ky i fundit përmes një postimi në Facebook ka thënë se Qendra vendosi të mos dëgjoj thirrjet e anëtarëve të devotshëm të PDK-së, andaj ai do të garojë me sloganin “Dekada e Re për Drenasin”, shkruan Reporteri.net.

Ajazi më tej duke ju referuar Lladrovcit, ka shkruar se “ne nuk dorëzohemi përballë një njeriu që ka ndalur proceset drejt zhvillimit të Drenasit”.

Postimi i tij i plotë:

Të nderuar qytetarë, simpatizantë dhe anëtarë të Partisë Demokratike të Kosovës, me gjithë iniciativën tonë të mirë për të ndryshuar situatën në Drenas, Qendra vendosi të mbyllë sytë duke vendosur që të mbështesë edhe për një mandat kryetarin aktual, që e ka ndal dhunshëm ndryshimin përmes shantazheve të ndryshme ndaj qytetarëve tanë më të mirë!.

Me këtë veprim, Qendra vendosi të mos dëgjoj thirrjet e anëtarëve të devotshëm të PDK-së, të cilët për vite të tëra u angazhuan e kontribuuan fortë që Drenasi të jetë bastion i pathyeshëm.

Por, ne nuk dorëzohemi përballë padrejtësive.

Ky mashtrim, kjo padrejtësi e kjo tradhti ndaj votuesit tonë besnik duhet të marr fund sa më parë.

Ne nuk dorëzohemi përballë një njeriu që ka ndalur proceset drejt zhvillimit të Drenasit.

Duke mos na lënë asnjë mundësi tjetër, ne kemi vendosur që bashkë edhe me Ju të ecim përpara në realizimin e synimeve tona të drejta për komunën tonë, duke konkurruar me sloganin “Dekada e Re për Drenasin”.

Me “Dekadën e Re për Drenasin”, ne do të jemi pranë qytetarëve tanë për një ndryshim që e duam.

Vetëm së bashku, mund ta kthejmë në rrugë të drejtë Drenasin tonë.

Dekada e re nuk heqim dorë nga Drenasi.

E djeshmja nuk krahasohet me të sotmen, por e nesërmja do të jetë edhe më e mirë për prindërit tanë, për rinin tonë, për fëmijët tanë.

Shumë punë të tjera na presin!.

Qytetarë të nderuar, faleminderit për mbështetjen e jashtëzakonshme!


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

19 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago