POLITIKE

PDK s’e votoi Bashën, ani pse insistonin që votojnë cilindo që s’ka qenë në Qeverinë Kurti

Në seancën e radhës sot për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje propozoi tri kandidatura për Kryetar të Kuvendit. Emri i parë nga kjo parti e cila doli fituese në zgjedhjet e 9 shkurtit, ishte ai i Hekuran Muratit, për herë të dytë, pasi edhe në seancën e fundit ishte propozuar emri i tij. Emri i dytë ishte ai i Arbërie Nagavcit, ndërsa i treti, Dimal Basha.

Në votimin për Hekuran Muratin për postin e Kryeparlamentarit, ai arriti të merrte kësaj radhe vetëm 55 vota, dy më pak nga hera e fundit, të premten, kur dhe u propozua nga VV-ja. Pasi dështoi të merrte votat e mjaftueshme, Hekuran Murati në emër të VV-së propozoi Arbërie Nagavcin, ku dhe ajo s’mori më shumë se 55 vota nga deputetët. 47 vota pati kundër dhe katër abstenime.

Për dallim nga dy propozimet e para të VV-së që ishin kandidatura, që kishin qenë pjesë e Qeverisë Kurti, dy ministra, VV-ja erdhi me një propozim të ri, Dimal Basha.

Por, pavarësisht se s’kishte qenë pjesë e qeverisë, s’pati qëndrim ndryshe nga partitë tjera, e as ai s’mori votat e mjaftueshme për Kryeparlamentar.

Për Bashën pati 57 vota për, 25 kundër dhe 24 abstenime.

Në votim, PDK-ja abstenoi, ani pse vazhdimisht kishin deklaruar se do të votojnë cilindo kandidatë që s’ka qenë pjesë e Qeverisë Kurti. Thirrjet e tyre kanë qenë të vazhdueshme në kërkesën për ndryshimin e kandidatit.

Pas dështimit të seancës, i pari i PDK-së, Memli Krasniqi doli me arsyetimin se gjatë votimit për Dimal Bashën, Abelard Tahiri kishte ngritur dorën që të kishte një pauzë prej 10 minutash për konsultim, por që siç tha ai nuk ishte marrë parasysh nga Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari.

”Abelard Tahiri kërkoi një pauzë 10 minutëshe nga kryesuesi i seancës para se të ndodhte ky votim, por edhe këtë herë u injoruam. U munduam ta kemi edhe miratimin e kësaj kërkese, ai e shpërfilli duke mos na e mundësuar fare”, deklaroi Krasniqi para gazetarëve pas dështimit të seancës.

Por, hiç më larg se para katër ditësh, pas seancës së 20 gushtit, të mërkurën, Memli Krasniqi kishte përsëritur qëndrimin e partisë që drejton, se do të votojnë cilindo kandidat që s’ka qenë pjesë e Qeverisi Kurti, gjë që nuk ndodhi.

“Partia Demokratike e Kosovës siç ka thënë këtu prej fillimit, e përsëritë qëndrimin e vet. Ne do të votojmë një kandidat a kandidate të pranueshme nga radhët e partisë së parë, që s’ka qenë pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit”, kishte deklaruar të mërkurën e 20 gushtit Krasniqi.

Se opozita po e bllokon Kuvendin qëllimshëm, e tha sot kandidati i propozuar dy herë nga VV-ja për postin e Kryeparlamentarit, Hekuran Murati. Ai tha se opozita ka kërkuar të ndryshonte kandidatin, gjë që sipas tij e kanë bërë dhe rezultati ka qenë po i njëjtë.

“Na është thanë ndryshojeni, e ndryshuam, propozuam edhe dikë që s’ka qenë në qeveri. Është kohë e humbur për qytetarët, për institucionet”, tha Murati pas dështimit të seancës.

Qëndrimin e PDK-së sot në Kuvend, e kritikoi edhe Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Ai tha se VV e ndryshoi kandidatin, duke propozuar dikë që s’ka qenë në qeveri, ndërsa PDK edhe pse kishte premtuar ndryshe në publik, abstenoi. Sipas tij ky ishte një mashtrim publik nga PDK-ja.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

8 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago