Protesta e thirrur nga Rrjeti i Grave të Kosovës, në solidaritet me Kurdët, nuk ka kaluar pa incidente dhe konfrontime fjalësh.
Një numër i vogël përkrahësish që janë kundër ndërhyrjes së Turqisë në Siri, kishin dalur të protestojnë para Teatrit Kombëtar në sheshin “Skënderbeu”, me parullën “Standup4ROJAVA”.
Kjo ngjarje u mbajt si rezultat i veprimeve të Turqisë qe ka ndërmarrë një sulm fillimisht ajror dhe me pas edhe me ushtrinë dhe forcat tokësore në verilindje të Sirisë, ku ka hapur luftë ndaj popullatës kurde atje.
Por në sheshin “Skënderbeu”, nuk munguan përplasjet me fjalë mes përkrahësve të Erdoganit që po ashtu kishin dal për të kundërshtuar këtë protestë, shkruan indeksonline.
Ata ishin kategorikisht kundër ideologjisë që kjo protestë të mbahej edhe në Kosovë.
Thirrjet “Turkie”, “Turkie” nuk munguan por as shenjat pro Turqisë nga numri prej afër 10 qytetarëve.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…