Pelegrinazhi në malin e Tomorit, një nga festat më të mëdha të komunitetit bektashian në Shqipëri, fillon ditën e nesërme deri më 25 gusht, dhe mijëra personat që do t’i drejtohen asaj zone kërkojnë një menaxhim të mirë nga ana e autoriteteve lokale dhe forcave të rendit.
Rruga e re për në Malin e Tomorit, pak a shumë nga Poliçani në teqenë e Kulmakut, u inaugurua një vit më parë. Në pelegrinazhin e kaluar, besimtarët dhe vizitorët e teqesë shprehën pakënaqësinë e tyre për gjerësinë e segmentit si dhe menaxhimin e trafikut.
Për orë të tëra mijëra automjete mbetën të bllokuara, ndikuar edhe nga numri i lartë i pelegrinëve. Në total segmenti rrugor është 23 km, dhe me asfaltimin e kryer shkurtohet distance kohore me 30 minuta.
Autoritet policore të qarkut Berat kanë hartuar një plan masash, që përfshin 185 efektivë, të cilët do të sigurojnë rendin, dhe kanë bërë publik e itineraret për të mbërritur në zonën e pelegrinazhit.
Itinerari për drejtuesit e mjeteve që shkojnë në drejtim të Malit Tomorr (drejt teqesë) do të jetë:
Hyrje e qytetit të Beratit – Rrethrrotullimi i Kombinatit – Unaza e qytetit – Rrethrrotullimi Uznovë – Kryqëzimi Plirëz – Teqeja e Kulmakut.
Ndërkohë, itineraret për drejtuesit e mjeteve që kthehen nga Mali Tomorr (Teqeja) do të jenë:
Teqeja e Kulmakut – Bargullaz – Pronovik – Poliçan – Uznovë – Berat (rruga kryesore Antipatrea) – Rrethrrotullimi i Kombinatit, ose itinerari alternativ Teqe e Kulmakut – Novaj – Bogovë – Poliçan – Uznovë – Berat (rruga kryesore Antipatrea) – Rrethrrotullimi i Kombinatit.
Drejtuesit e mjeteve dhe pelegrinët që vijnë nga qyteti i Çorovodës, këshillohet të përdorin aksin rrugor “Çorovodë – Gjerbës – Teqeja Kulmak” dhe kthim.
Autoritetet njoftojnë se do të ndalohet qëndrimi dhe pushimi i mjeteve në aksin e rrugës, si dhe nuk do të lejohet të qarkullojnë mjete të tonazhit të rëndë nga ora 06:00 – 24:00, për periudhën 18 – 25 gusht 2022, në disa akse rrugore si “Vlashuk Kuçovë – Berat”, ”Ura Kuçit – Dimal – Berat”, “Pobrat – Dimal – Berat”, ”Berat – Mali Tomorrit”, ”Berat – Çorovodë”, ”Çorovodë – Gjerbës – Mali Tomorrit”.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se rruga Pejë – Kullë – Rozhajë, është…
Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar se do të shkatërrojë gjithë fushën iraniane të gazit…
Or Akta, është shtetasi izraelit i cili po qëndron në një vizitë të shkurtër në…
Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka pranuar këtë javë se "shumica" e anëtarëve të NATO-s…
Irani ka ekzekutuar tre burra për herë të parë në lidhje me protestat masive të…
Katër punëtorë, tre prej të cilëve shtetas nga Kosova, humbën jetën pasi përgjatë derdhjes së…