Historiani Pëllumb Xhufi në një intervistë për DritareTV foli për gjakmarrjen në Kanunin e Labërisë. Akademiku zbulon edhe një detaj të gjakmarrjes që lidhet me Napoleon Bonapartin. Fakti që Bonaparti e kishte prejardhjen nga Cargèse, një fshat arbëresh në Korsikë të Francës.
“Shqiptarët e morën gjakmarrjen edhe e çuan në Itali në shekullin e 15-të. Madje e kanë çuar deri në Korsikë, në një fshat arbëresh që quhet Cargèse. Në këtë fshat bënte kërdinë gjakmarrja. Sipas shkrimeve, librave që ka shkruar një banor i këtij fshati me prejardhje arbëreshe, nga i njëjti fshat ka prejardhjen edhe Napoleon Bonaparti. Një nga karakteristikat e këtyre të ardhurve në Korsikë ka qenë gjakmarrja që ekzistonte midis tyre. Në Kanunin e Labërisë shumë gjëra janë të ngjashme për gjakmarrjen, por në Labëri zu më shumë vend, edhe u aplikua më shpejt, praktika e faljes së gjakut me të holla, me para. Ne kemi prova dhe në shekullin e 16-17-të, deri në Çamëri, që në rast të vrasjes së dikujt për të ndalur hakmarrjen, duke vrarë vrasësin, ose të afërmit e tij, paguhej një shumë deri në 1 mijë reale. Kjo del nëpër dokumentet e kohës.”, tha akademik Xhufi në DritareTV.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…