FOTO&VIDEO

Gjenden në malësinë e Pogradecit fosilet e rralla detare

Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura përcolli pamje nga malësia e Pogradecit, e cila fsheh thesare me vlera natyrore, historike e kulturore.

Në degëzimin e rrugës Egnatia, pranë Kanionit të Llëngës në Trebinj të Pogradecit, ekskursionistë të ndryshëm, kanë gjetur fosile mijëra e mijëravjeçare. Sipas paleontologëve këto janë fosile shumë të lashta detare, të cilat gjenden në Malet e Pogradecit, në një lartësi 900 metra mbi nivelin e detit dhe 91 km nga vija e sotme bregdetare.

Këto fosile tregojnë qartë se deti, mijëra vite më parë, ka qenë deri në këto lartësi.

Sipas njërës teori për moshën e tokës, këto specie gjalluan diku te 500 milion vite më parë, e pastaj u zhdukën njëherësh me dinozaurët.

Kanioni i Llëngës, ku kanë kaluar ekskursionistët, është i shkurtër (~500m) dhe nëpër të kalojnë ujëra të Shkumbinit. Në një nga përrenjtë e lumit Shkumbin shikohen qartë fosile shumë të lashta detare. Në të djathtë të kanionit kalon një degëzim i rrugës romake Egnatia që kalon nga ura e Golikut në Selcën e poshtme, e që të nxjerr në Voskopojë. Këtu kemi një trekëndësh interesant me vlera të pallogaritshme historiko-kulturore sepse jemi në zonë të banuar nga komuniteti arumun: Voskopoja, Llënga dhe Grabova.

Anri Pashaj, fotot e te cilit na servir AKZM, thotë se ky është një udhëtim i pabesueshëm që duhet shtuar në guidat turistike. “Brenda pak orësh depërtuam thellë në malësinë e PG, gjetëm fosile mijëra e vjeçare, pamë shpellë e kishë me afreske të klasit botëror nga Kostandin Shpataraku, ecëm në një degëzim të rrugës Egnatia dhe pamë kanionin e Llëngës”, -tregon Pashaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

4 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

13 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

23 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

1 ditë ago