Presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se Presidenti i Rusisë Putin e lavdëroi gruan e tij Melania gjatë telefonatës së tyre për të diskutuar armëpushimin në Ukrainë.
Pasi foli me Putinin, Trump tha: “Putin sapo tha ‘ata e respektojnë shumë gruan tuaj’.
“Thashë, po unë? Epo, atyre u pëlqen më shumë Melania. Kjo nuk ishte mirë, nuk e di nëse ishte mirë.”
Komentet e Trump erdhën pak para nënshkrimit të Aktit “Take It Down”, të mbështetur nga gruaja e tij, i cili e bën të paligjshme publikimin ose kërcënimin për publikimin e imazheve ose videove seksuale pa pëlqimin e personit tjetër, duke përfshirë “deepfakes” të krijuara nga inteligjenca artificiale, sipas medias së huaj.
Ato pasuan një fjalim të rrallë nga zonja e parë, e cila tha se projektligji ishte një “fitore kombëtare” dhe i quajti inteligjencën artificiale dhe mediat sociale “karamelet dixhitale për brezin e ardhshëm”.
“E ëmbël, problematike dhe e projektuar për të pasur një ndikim në zhvillimin kognitiv të fëmijëve tanë. Por ndryshe nga sheqeri, këto teknologji të reja mund të shndërrohen në armë, të formësojnë besimet dhe për fat të keq të ndikojnë në emocione, madje edhe të jenë vdekjeprurëse”, shtoi ajo.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…