Pamje të tmerrshme janë publikuar në rrjete sociale, ku tregojnë momentin kur një pemë gjigante në Rio de Zhaneiro të Brazilit rrëzohet nga stuhia. Si pasojë ka gjetur vdekjen një burrë dhe janë lënduar dy të tjerë.
Struktura prej rreth 56 metra e gjatë, e montuar në një lagunë pranë Rio de Zhaneiros, u rrëzua në ujë. Viktima dhe dy të lënduarit ishin punëtorë që kishin përgatitur pemën përpara hapjes së saj zyrtare dhe po përpiqeshin të krijonin sigurinë pasi zyrtarët lëshuan një alarm për motin e keq.
I vdekuri është emëruar në vend si Vinicius dos Santos Abreu, 21 vjeç. Ai u dërgua me urgjencë në Spitalin Conde Modesto Leal në Marica, një komunë në shtetin brazilian të Rio de Janeiro 25 milje larg qytetit me të njëjtin emër, por u shpall i vdekur pas mbërritjes. Dy burrat që u lënduan u dërguan në një spital tjetër ku thuhet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…