KRYESORE

Pensioni bazik rritet në 120 euro, i kontributpaguesve deri në 318 euro – ja nga sa do të marrin pensionistët pas rritjes prej 20 për qind

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për rritjen e pensioneve prej 20 për qind. Kjo u bë e ditur në një konferencë të mbajtur të hënën nga kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave, Hekuran Murati.

Ky ndryshim prek të gjitha kategoritë e skemave pensionale të moshës, duke përfshirë pensionet bazike dhe ato kontributpaguese.

Sipas të dhënave të prezantuara në konferencë, pensioni bazik i moshës do të rritet nga 100 në 120 euro.

Pensioni për kategorinë e kontributpaguesve I do të rritet nga 182 në 218.40 euro, ndërsa për kategorinë kontributpagues II, nga 198 në 237.60 euro.

Kategoritë tjera si kontributpagues III dhe IV do të përfitojnë gjithashtu rritje përkatësisht nga 214 në 256.80 euro dhe nga 265 në 318 euro.

Murati theksoi rëndësinë e kësaj rritjeje për përmirësimin e mirëqenies së pensionistëve, duke shtuar se impakti buxhetor i kësaj rritjeje është rreth 100 milionë euro, ndërsa përfshirja e skemave të luftës do të zbatohet nga janari i vitit 2025.

“Ky ndryshim prek 304,016 përfitues dhe është rezultat i politikave të mirëmenaxhuara dhe rritjes së të hyrave,” tha Murati.

Rritja vlen për të gjithë pensionmarrësit e kategorive si: pensionet bazike të moshës, kontributpagues të plotë dhe parcial, pensionet për fëmijët dhe të rriturit me aftësi të kufizuara, si dhe pensionet e punëtorëve të Trepçës.

Kategoritë e luftës, përfshirë familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët, do të përfitojnë nga kjo rritje prej janarit të vitit të ardhshëm.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

2 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

5 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

8 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

8 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

10 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

10 orë ago