KRYESORE

“Për 10 minuta shpërthen bomba…”, alarmi që frikësoi kuvendin e Kosovës

Momente frike dhe paniku në Kuvendin e Kosovës. Një alarm për bombë shkaktoi ndërhyrjen e policisë dhe forcave speciale, që urdhëruan deputetët dhe ekipet mediatike që të largoheshin menjëherë nga godina. Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u strehua në kryeministri, ndërsa nuk foli për gazetarët. Ndërsa disa deputetë të tjerë rrëfyen përjetimet e tyre.

“Gjendja e sigurisë në kuvend qe 5 vite e këndej është e papranueshme. Mund të hyjë kush të dojë, mund të del kush të dojë. Mund të futet çdo gjë që është e mundur”, tha Ganimete Musliu.

“Nuk është ndjenjë e mirë, është serioze. E marrim seriozisht. Edhe pse ka dyshime që mund të jetë kërcënim m rrejshëm”, shtoi Alban Zogaj.

“S’ka njeri normal që e sulmon institucionin e Kuvendit të Kosovës e që i sulmon deputetët”, deklaroi Time Kadrijaj.

Sekretari i Kuvendit Arben Loshi, sqaroi se kërcënimi kishte mbërritur në telefonin e një prej punonjësve të kuvendit me mesazhin se “bomba do të shpërthejë pas 10 minutave”. Forcat speciale, policia dhe njësitet K-9 kontrolluan godinën brenda dhe hapësirat e jashtme të parlamentit, përpara se prokurori i rastit të bënte këtë njoftim:
“Policia e Kosovës ka pranuar një njoftim nga zyrtarë të lartë të Kuvendit për një kërcënim me bombë. Gjitha njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, duke përfshirë edhe Prokurorinë Themelore të Prishtinës. Ka rezultuar që kërcënimi ka qenë fals.”

Prokurori Gashi sqaroi më tej se hetimet do të vazhdojnë dhe konfirmoi se telefonata mund të ketë ardhur nga një vend jo miqësor ndaj Kosovës.

“Hetimet do të vazhdojmë sa i përket prejardhjes së kërcënimit apo më mirë të themi thirrjes telefonike të bërë nga një person anonim i cili ka qenë me zë mashkulli, në gjuhën angleze me një aksent që ne mendojmë që është i shteteve jo mike, për momentin janë të gjithë këto informacione”, shtoi prokurori.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi tregoi procedurën e ndjekur për të garantuar sigurinë. Kjo nuk është hera e parë që ka një alarm të tillë. Disa javë më parë disa e-maile kërcënuese mbërritën në adresën e e-mailit të presidentes, Vjosa Osmani. Hetime për ato raste kanë nisur, por ende nuk dihen autorët.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago