LAJME

“Për 5 minuta m’i morën 2 mijë euro”, “I humba 200€”: Denoncimet e kosovarëve për skemën e mashtrimit në emër të Postës

Një skemë mashtrimi me qëllim përfitimin e kundërligjshëm përmes disa mesazheve që po iu dërgohen qytetarëve së fundmi ka ngritur shqetësim të madh. Shumë prej tyre, kanë rënë pre e mashtruesve, të cilët arritën që në emër të ‘Postës së Kosovës’ të kapin para edhe me mijëra euro, raporton Gazeta Sinjali.   

Mesazhi që po shkon qytetarëve u publikua mbrëmë edhe nga Posta e Kosovës, ku u kërkua kujdes dhe u bë e ditur se organet e rendit tashmë janë vënë janë dijeni për rastin.

Sinjali ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë një përgjigje nëse kanë nisur hetimet, ndërkohë që në adresë të redaksisë, janë paraqitur plot qytetarë, të cilët e kanë denoncuar mashtrimin.

Njëri prej tyre ka bërë të ditur se pasi ka pranuar këtë mesazh, ka ndjekur hapat siç është kërkuar dhe brenda 5 minutave, e ka kuptuar se nga llogaria bankare i janë marrë mbi 2 mijë euro.

Edhe një qytetar tjetër ka treguar për Sinjalin se si i humbi 200 euro nga llogaria, pasi ra pre e mesazhit që i shkoi në numrin e tij kontaktues.

Personat e përfshirë në këtë skemë siç duket janë kujdesur në detaje që të mos zbulohen, duke përdorur emrin e Postës, llogon dhe një link si “kosovaposta.com”.

 “Posta e Kosovës: Pakoja juaj ka mbërritur në depon tonë. Nuk mund të dorëzojmë sepse informacioni i adresës është i pasaktë. Ne do të dorëzojmë brenda 12 orëve pasi të keni future informacionin e saktë.

 (Përgjigjuni Y, më pas dilni nga SMS dhe hapeni sërish për ta aktivizuar lidhjen ose kopjoni lidhjen dhe hapeni në shfletuesin tuaj)”. ky është mesazhi që po iu dërgohet qytetarëve, në të cilin është i bashkëngjitur edhe linku.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

14 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

16 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

17 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

19 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

19 orë ago