Të dyja partitë fituese, Vetëvendosja e Lidhja Demokratike e Kosovës mësohet se kanë lëshuar pe për t’u arritur sonte marrëveshja për bashkë-qeverisje.
Burime nga të dyja këto kampe, kanë thënë se kryeparlamentari Glauk Konjufca do ta lëshojë karrigen për dikë të LDK-së, derisa kjo e fundit, sa i përket çështjes së presidentit, do të presë derisa Hashim Thaçit, presidentit aktual, t’i përfundojë mandati.
Më pas, këto dy parti do të mblidhen prapë për të diskutuar rreth emrit që do të jetë president i ardhshëm i Republikës së Kosovës.
Burimet gjithashtu theksuan se nesër mblidhen Këshillet e Përgjithshme të të dyja partive, që të votohet marrëveshja e më pas të nënshkruhet.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…