Një i ri në Zvicër ka vendosur të ndryshojë zyrtarisht seksin për të shmangur shërbimin ushtarak.
Një vit më parë, 23-vjeçari Max zgjodhi të bëhej vajzë, por vetëm në letër. Për ta bërë këtë, ai ka përfituar nga një thjeshtim i procedurës që do të ndiqet për ndryshimin e seksit në gjendjen civile, i prezantuar në vitin 2022. Kështu, shmangu uniformën e ushtrisë, për t’iu përkushtuar plotësisht universitetit, ku do të fillojë studimet në vjeshtë.
Gazeta zvicerane-gjermane “Sonntags Zeitung” tregoi historinë e Maksit, i cili nuk ndihet grua, përkundrazi. Ai ka mbajtur emrin e tij mashkullor, por seksin e ndryshoi në gjendjen civile vetëm për 75 franga. Ndërkohë, nëse do të refuzonte shërbimin ushtarak, do të paguante mijëra franga si gjobë.
23-vjeçari ka mbetur i habitur se sa e lehtë është të ndryshosh zyrtarisht gjininë: “Një zyrtar më lejoi të hyja në dhomën e mbledhjeve. Dy minuta më vonë, isha grua”.
Maksi u shfaq me rrobat e tij të zakonshme, duke folur me zërin e tij normal: “Shkrova në një formular se cili do të ishte emri im i ri dhe zgjodha të mbaj emrin që kisha”.
Po me kartën e identitetit? Asnjë problem: ai e kishte rinovuar para ndryshimit të seksit dhe nuk ka kërkuar të bëjë të re.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…