Për herë të parë Forca e Sigurisë së Kosovës po organizon Kursin Bazik të Oficerëve të Këmbësorisë në Shkollën e Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes.
Ministri Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së, gjeneral-lejtënant Bashkim Jashari vizituan Kampin e Vrellës ku aktualisht po zhvillohet Kursi Bazik i Oficerëve të Këmbësorisë.
“Bazuar në prioritetet e KOMFSK-së për zhvillimin e programeve të shkollimit, Forca e Sigurisë së Kosovës për herë të parë brenda vendit po organizon Kursin Bazik të Oficereve të Këmbësorisë (KBOK) në Shkollën e Oficerëve të Akademisë së Mbrojtjes. Ky kurs ka për mision që të trajnojë dhe zhvillojë oficerë të këmbësorisë për të qenë të përgatitur psiqikisht, fizikisht dhe moralisht për të udhëhequr njësi të këmbësorisë”.
KBOK është kurs 13-javor që trajnon oficerët e rinj për aftësi taktike të avancuara të këmbësorisë dhe të udhëheqjes në fushëbetejë; vlerëson potencialin e udhëheqjes dhe kualifikon kandidatët për udhëheqje në fushën e këmbësorisë.
“Detyrat kyçe që do të ekzekutohen gjatë këtij kursi janë: manovrimi taktik, sinkronizimi i aseteve te këmbësorisë se lehtë, përgatitja fizike, dhe zjarri preciz me armët e këmbësorisë së lehtë”, tha Ministria.
Kursi po mbështetet nga ekipet amerikane të Organizata për Asistencë Ushtarake të Trajnimeve Mobileve e Ushtrisë Amerikane (SATMO) ndërsa tash e tutje do të organizohet çdo vit në kuadër të planit vjetor të trajnimeve.
Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…