LAJME

Për herë të parë në botë, 12-vjeçarit me epilepsi i vendoset pajisje në tru për të eliminuar krizat

Një djalë me epilepsi të rëndë është bërë pacienti i parë në botë që provon një pajisje të re të vendosur në kafkën e tij për të kontrolluar krizat. Neurostimulatori, i cili dërgon sinjale elektrike thellë në trurin e tij, ka reduktuar krizat e ditës me 80%. Oran Knowlson, nga Somerset, ka sindromën Lennox-Gastaut, një formë epilepsie rezistente ndaj trajtimit të cilën e zhvilloi në moshën tre vjeçare.

Nëna e Oran, Justine, i tha BBC-së se ishte shumë e lumtur sepse djali i saj kishte një “cilësi shumë më të mirë të jetës”.

“Kjo sëmundje i ka rrëmbyer të gjithë fëmijërinë”, tregon nëna e tij.

Operacioni u krye në tetor të vitit të kaluar, si pjesë e një prove në spitalin Great Ormond Street në Londër, kur Oran – ishte 12 vjeç.

Krizat e epilepsisë shkaktohen nga shpërthime jonormale të aktivitetit elektrik në tru. Pajisja, e cila lëshon një puls konstant të rrymës, synon të bllokojë ose prishë sinjalet jonormale.

Përpara operacionit, Justine tha: “Dua që ai të gjejë sërish pak nga vetja në mjegullën e krizave. Do të doja të ktheja djalin tim.”

Operacioni, i cili zgjati rreth tetë orë, u zhvillua në tetor 2023. Ekipi, i udhëhequr nga konsulenti neurokirurg pediatrik Martin Tisdall, futi dy elektroda thellë në trurin e Oranit derisa arritën në talamus, një stacion kyç për informacionin neuronal.

Pajisja stimulon pjesë të trurit

Marzhi i gabimit për vendosjen e pajisjes ishte më pak se një milimetër. Skajet e kapave u lidhën me neurostimulatorin, një pajisje katrore 3.5 cm dhe trashësi 0.6 cm e cila u vendos në një hendek në kafkën e Oranit. Neurostimulatori më pas u vidhos në kafkën përreth.

Pajisja e vendosur në kokë

Stimulimi i thellë i trurit është provuar më parë për epilepsinë e fëmijërisë, por deri më tani neurostimuluesit vendoseshin në gjoks, me tela që shkonin deri në tru. Dhe Orani mund ta rikarikojë pajisjen çdo ditë nëpërmjet kufjeve me valë, ndërsa vazhdon me gjërat që i pëlqejnë.

Kufjet me valë të Oran-it

Në të ardhmen, ekipi planifikon të bëjë që neurostimulatori t’i përgjigjet në kohë reale ndryshimeve në aktivitetin e tij të trurit, në një përpjekje për të bllokuar krizat


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

1 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

4 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

7 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

10 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago