Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e cila, sipas rezultateve preliminare, i fitoi zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ka qëndruar mbrëmjen e sotme në Tiranë për të festuar fitoren me simpatizantët e tij. Takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, nuk e pati në agjendën e sotme.
Kurti pasi kreu festën me degën e VV’së në Tiranë tha se këtë herë do të kthehet në Prishitnë pa e takuar Ramën, por një takim me të ‘është çështje ditësh’.
Ai tregoi se duhet të kthehet në Prishtinë sonte për shkak të angazhimeve.
“Do kthehem sonte në Kosovë por do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë. Është çështje ditësh dhe jo javësh kjo punë”, ka thënë Kurti, transmeton Gazeta Express.
Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë ditë më parë ka thënë se do t’i propozojë Kurtit që, nëse do ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës, të krijojë një Ministri për Punët me Shqipërinë.
Rama ka thënë se të njëjtën për Kosovën do ta bëjë edhe vetë.
Kurti e Rama më parë kishin raporte të mira, por vitin e fundit ata ishin përfshirë edhe në përplasje publike. Kurtit nuk po i pëlqente që Rama ishte afruar dhe po mbronte presidentin Hashim Thacin për idenë e ndryshimit të kufijve të Kosovës.
Ndërkaq, Kurti disa herë i ka përmendur edhe me miqësinë që Rama e ka me gazarin kosovar, Baton Haxhiun.