Avioni luftarak F-16, i pilotuar nga 26-vjeçari Pavel Ivanov, ka të ngjarë të jetë rrëzuar të shtunën, më 12 prill, nga një raketë ruse. Kjo është raportuar nga BBC Ukrainë, duke cituar një burim në qeveri.
” Në total, rusët hodhën tre raketa mbi avionin. “Ishte ose një raketë kundërajrore e drejtuar nga kompleksi tokësor S-400 ose një raketë ajër-ajër R-37,” tha burimi BBC.
Rrethanat janë duke u hetuar, por burimi hedh poshtë mundësinë e ” zjarrit miqësor”.
Sipas tij, në zonën ku Ivanov po kryente një mision luftarak, sistemet e mbrojtjes ajrore të Ukrainës nuk mund të funksiononin.
Më 12 prill, Forcat Ajrore raportuan se piloti 26-vjeçar Pavel Ivanov vdiq në një F-16 gjatë kryerjes së një misioni luftarak
Detajet e vdekjes së pilotit nuk janë specifikuar. Të gjitha rrethanat e tragjedisë po përcaktohen nga një komision ndërinstitucional, i cili tashmë ka filluar punën e tij, thuhet në deklaratën e Forcave të Armatosura të Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy reagoi ndaj tragjedisë dhe shprehu ngushëllime për vdekjen e tij. Ai shtoi se tashmë kishte dëgjuar raportet e nevojshme nga ushtria lidhur me këtë situatë luftarake.
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…
Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…