Policia e Lezhës ka bërë të mundur arrestimin e dy personave për shkak se në automjetin e tyre janë gjetur armë të ftohta. Sipas njoftimit të policisë, bëhet fjalë për një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një shkop bejsbolli.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme. Qarkullonin me armë zjarri dhe armë të ftohta në automjet, vihen në pranga drejtuesi dhe pasagjeri.
Forca e Posaçme “Shqiponja” në DVP Lezhë, në bashkëpunim më Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri në automjet, në vendin e quajtur “Lalm i Ri”, kanë lokalizuar dhe ndaluar mjetin e dyshuar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “BMW”, me drejtues shtetasin B. D. dhe pasagjer shtetasin F. N., është gjetur një armë zjarri pistoletë me krehër me fishekë dhe një shkop bejsbolli, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.
Në përfundim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve B. D.,18 vjeç dhe F. N., 24 vjeç, banues në Zejmen Lezhë, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.