Ndonëse numri i rasteve me coronavirus po vijon të rritet në vendin tonë, janë vet ligjvënësit ata që më së shumti po i shkelin rregullat për mbrojtje nga ky virus të cilat i ka vendosur Qeveria e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Shkelje të rregullave të pandemisë sot ka bërë lideri Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Djali i tij, Durimi ka shpërndarë në Facebook, disa fotografi nga një ndejë në të cilën shihen shumë persona, asnjëri prej të cili nuk mban maskë mbrojtëse dhe as nuk e respekton distancën. Pos, kësaj Qeveria ka ndaluar grumbullimin e mbi pesë personave.
Pa maskë mbrojtëse sot gjatë ditës, është parë edhe presidenti i vendit, Hashim Thaçi.
Ndërkohë vetëm sot Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka konfirmuar edhe 213 raste të reja me coronavirus . Gjatë ditës janë konfirmuar edhe tetë raste të vdekjes nga ky virus, duke e çuar në 166 numrin e viktimave nga ky virus.
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…