Zyrtari policor, Vëllaznim Hamdiu, e ka qëlluar për vdekje në orët e para të mëngjesi, Lulzim Spahiun në Gjilan.
Hamdiu është zyrtar policor cili ka qenë pjesë e delegacioneve të huaja.
Dorasi është nga fshati Malishevë kurse viktima Lulzim Spahiu është nga fshati Muqivërc.
Burime të Gazetës Insajderi bëjnë me dije se policit të dyshuar iu është prekur vetura me kamion aksidentalisht nga viktima. Polici ka dalë nga vetura dhe e ka qëlluar viktimën në kamion duke e lënë të vdekur.
Insajderi përmes burimeve ka mësuar se polici në vendngjarje kishte pasur tri revole në momentin e vrasjes ku kishte qëlluar mbi viktimën i cili kishte qenë duke transportuar ushqime për kafshë në qytetin e Prizrenit.
Prokuroria Themelore në Gjilan vrasje ka kërkuar masë të paraburgimit ndaj Vëllaznim Hamdiut i cili qëlloi për vdekje Lulzim Spahiun në Gjilan. Hamdiu dyshohet për vrasje të rëndë.