POLITIKE

“Për Serbinë e kemi ushtrinë e policinë”, Kurti mesazh Vuçiçit: Do ju ndjekim cep më cep!

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje ndryshe nga dy partitë opozitare, PDK e LDK që zgjodhën Prishtinën për tubimet hapëse, e ka çelur në Gjakovë fushatën për zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë.

Kryeministri Albin Kurti në fjalën e tij u ndal gjatë te raportet me Serbinë, duke u shprehur se për fqinjin verior qeveria e tij i ka tre alternativa.

“Për rininë e kemi punësimin, për gratë e kemi barazinë, për rininë i kemi shtesat, për opozitë e kemi opozitën, për Serbinë e kemi policinë, e ushtrinë, e dialogun, për pleqtë e kemi pensionin dhe për të gjithë e kemi shëndetësinë. Pra secili në vend të vetit”, tha Kurti duke dërguar një mesazh të qartë në Beograd.

“Janë dy parti, të cilët kanë qeverisur më së gjati. Herë bashkë e herë ndaras, por të cilat na e kanë bërë dëmin më të madh ën raport me kojshinë tonë të keq. Ne nuk mund ta ndryshojmë gjeografinë dhe historinë por ne mund ta ndryshojmë të ardhmen duke filluar qysh tash. Njëra prej këtyre partive, LDK është e tillë që Presidenti i Serbisë i thotë “Razumen”, dhe partia tjetër PDk është e tillë që Presidenti i Serbisë i thotë: “We are not problematic guys”. Por, koalicioni jonë, Vetëvendosje, Guxo dhe Alternativa i thotë atij ashtu siç është, ministër i Millosheviçit, aparati shtetëror e kriminal i të cilit nuk do të ketë vend sepse do ta ndjekim në çdo kënd, cep më cep, në Republikën e pavarur, demokratike e progresiste të Kosovës”, tha Kurti.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

3 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

5 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

9 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

11 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

22 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

1 ditë ago