Për shkak të keqpërdorimeve, Olluri dhe Kajtazi dëbohen nga portali Insajderi

Aksionerët e subjektit Insider LLC janë duke i ndjekur rrugët ligjore pranë organeve kompetente, kundër Parim Ollurit dhe Vehbi Kajtazit, për shkak të dyshimeve të keqperdorimeve të tyre ndër vite.

Aksionerët kishin rikthyer websiten e tyre “Insajderi.com” ndërsa nga kjo e enjte poashtu edhe rrjetin social “Facebook”

“Ju njoftojmë se Parim Olluri dhe Vehbi Kajtazi nga 30.04.2020, nuk do të jenë pjesë e Gazetës Online Insajderi.com

Ky informacion publikohet për çështje të interesit publik.

Për rrjedhat dhe detajet tjera do të informoheni se shpejti.” thuhet në njoftim.