Në shumë shtete perendimore, poligamia është e ndaluar me ligj. Në Kosovë, legjislacioni në fuqi nuk e lejon martesën me më shumë se një person.Por disa nga politikanët e vendit tonë, preferojnë poligaminë duke e shkelur ligjin, shkruan portali GazetaBlic.Disa nga këta politikanë në kulmin e karrierës së tyre vendosen të bashkëjetojnë me aktore, modele por pa u divorcuar nga gratë. Këta politikanë kosovar janë Agim Çeku, Blerim Shala dhe Sami Lushtaku.
Agim Çeku-në kohën sa ishte kryeministër, ish pjesmarrëse në Miss Kosova, Mimoza Hargji i rrembeu zemrën kështu që ai vendosi të bashkëjetojë me bukuroshen përkundër faktit që ishte i martuar dhe kishte dy djem të rritur.Blerim Shala- është politikani tjetër i cili dashurinë e tij e ndanë me dy gra. Ai zgjedhi aktoren, Aurita Agushin si grua të dytë në kohën kur ai ishte kordinatori i ekipit të unitetit gjatë negociatave për statusin final të Kosovës. Politikani Shala, ka dy fëmijë me aktoren.
Sami Lushtaku-Ish kryetari i komunës së Skenderajt me gruan e parë jeton në Skenderaj, kurse me të dytën në Prishtinë. Më sa duket besnikëria që i bëhet bashkëshortes, ditën e martesës me kalimin e kohës zbehet ose harrohet ose me thënë të drejtën këta politikanë japin këtë shembull.
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do…
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…