Për të mos ngatërruar Turqinë me gjelin e detit, Erdogan ndryshon mbishkrimin “Made in Turkey”

Nga “Made in Turkey”  tani më në “Made in Türkiye” .

Me një dekret të firmosur nga presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ai “nacionalizon” emrin ndërkombëtar të vendit, me qëllim, siç pretendon për të forcuar njohjen e Turqisë jashtë vendit por edhe që konsumatorët e huaj të mos ngatërrojnë Turqinë me gjelin e detit, që në anglisht shkruhet turkey.

Tashmë emri i shtetit turk do të shkruhet “Türkiye” në ambalazhin e produkteve që prodhohen në vend,  për të ruajtur prejardhjen turke të produkteve në mbarë botën.

Masa synon rritjen e njohjes së produkteve turke në mbarë botën dhe, siç thuhet në dekretin presidencial, “pasqyron më thellë kulturën dhe vlerat e popullit turk”.

Për të mos ngatërruar Turqinë me gjelin e detit, Erdogan