FOTO&VIDEO

Për të shkruajnë CNN e Bloomberg: Kush është Përparim Rama që LDK’ja pritet ta kandidojë për Prishtinën

Situata socio-ekonomike e politike në Kosovë gjatë viteve të 90-ta kishte bërë që shumë kosovarë ta lëshojnë vendin. Disa në kërkim të një jete më të mirë, e disa të detyruar, meqë përndiqeshin nga regjimi i atëhershëm serb.

Këtë fat e ka pasur edhe prishtinasi, Përparim Rama, i cili ishte detyruar qysh në vitin 1992 të largohej nga Kosova për në Britaninë e Madhe, si 16 vjeçar, pasi përndiqej nga regjimi.

Por tash, pas gati 29 vjetësh, Përparimi që në Angli kishte shkuar si refugjat, Kosovës pritet t’i kthehet si arkitekt me famë botërore e që ka fituar shumë çmime në arkitekturë. Rama me shumë gjasë do t’i prijë LDK’së në garën për të udhëhequr Komunën e Prishtinës pas zgjedhjeve lokale që do të mbahen në tetorin e këtij viti.

Veprat e Përparim Ramës kanë bërë që për arkitektin kosovar të interesohen edhe mediat më të mëdha botërore, CNN e Bloomberg dhe shumë të tjera.


Në një rrëfim për CNN, Rama kishte folur për historinë e tij të largimit nga Kosova, luftën dhe zhvendosjen e tij në kryeqendrën e Britanisë së Madhe.

“Emri im është Përparim Rama dhe unë kërkova azil në Britaninë e Madhe në vitin 1992. Jeta në Kosovë nuk ishte aspak e lehtë. Të gjithë të rinjtë e asaj kohe merreshin me dhunë nga forcat policore dhe ushtarake serbe për t’u dërguar në luftën me kroatët apo boshnjakët, ndaj e pashë të udhës që për mua ishte më e lehtë të vija në Britani e të kërkoja azil, sesa të përballesha me situatën e atjeshme”, ka treguar Përparim Rama për CNN.

Shkaku i situatës së rënduar politike, Britania e Madhe ia kishte parnuar Ramës kërkesën për azil. Atjë Rama kishte vazhduar jetën e tij dhe shkollimin.

Në Londër, ai kishte nisur studimet për arkitekturë, e që më pas rezultoi edhe me hapjen e një kompanie për arkitekturë dhe dizajn.

Perparim Rama është arkitekt i njohur ndërkombëtarisht. Ai ka deklaruar se është vlerësuar me disa çmime, ndërkaq puna e tij është botuar në disa revista ndërkombëtare të dizajnit përfshirë “London Building Design Magazine”.

Rama është intervistuar nga BBC, CNN, BLOOMBERG, RAI, The Times Newspaper mbi Arkitekturën dhe Urbanistikën.

Në vitin 2012, ai ka marrë pjesë si këshilltar i veçantë në Lojërat Olimpike.

Edhe në faqen e Ministrisë së Kulturës, Shkencës dhe Tekonologjisë është publikuar një biografi e arkitektit, ku thuhet se në vitin 2012, Rama është përzgjedhur kurator për përfaqësimin e Kosovës në Bienalen e Arkitekturës në Venezia të Italisë.

Në CV-në e tij thuhet se ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele, ndërkaq më parë ka punuar si këshilltar në Aeroportin e Southampton.

Rama ka përvojë si mësues në Shkollën e Arkitekturës në Universitetin Nottingham dhe bashkë-mbikëqyr Doktoraturat në Arkitekturën Gjeneruese dhe modelimin e ndërtesës SMART në programin MA dhe PHD në institutin SmartLab Media.

Rama është prezantues i rregullt në konferenca ndërkombëtare. Ai prezantoi në fjalimet e TEDx në Prishtinë, Kosovë dhe Tiranë, Shqipëri mbi ndikimin e mjedisit të ndërtuar në sjelljen njerëzore.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

10 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

13 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

15 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

16 orë ago
  • BOTA

Miliarderët largohen nga Lindja e Mesme, fluturimet me avion privat deri në 300 mijë euro

“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…

18 orë ago
  • KRYESORE

Nagavci-Osmanit: Kush janë ata persona të rrezikshëm?

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e ka komentuar deklaratën e Vjosa Osmanit,…

18 orë ago