SHBA-ja, vendet evropiane dhe të Lindjes së Mesme i kanë kërkuar Ukrainës t’i ndihmojë në luftën kundër dronëve Shahed të Iranit, thotë Volodymyr Zelensky.
Dronët dominojnë luftën në Ukrainë, dhe Rusia ka blerë dhe përdorur mijëra dronë Shahed të prodhuar në Iran në sulmet e saj të natës në vend. Për më tepër, më vonë ajo i përshtati, i përmirësoi dhe i riemërtoi ato në Geranj. Me sa duket, disa nga këta dronë rusë u përdorën edhe në sulmet iraniane.
Zelenski deklaroi se vendi i tij është gati të ndajë përvojën dhe ekspertizën e tij dhe është i hapur për shkëmbimin e teknologjisë dhe armëve me vendet e Gjirit Persik, të cilat u sulmuan nga një dron iranian javën e kaluar.
Por ai shtoi:
– Sa i përket armëve: ne vetë jemi në luftë. Dhe e thashë, sinqerisht, se kemi mungesë të asaj që ata kanë… ata kanë nevojë për dronë interceptorë, të cilët ne i kemi. Ndërkohë, kemi mungesë të interceptorëve PAC-2 dhe PAC-3 për sistemet Patriot, tha ai.
Nuk ka pasur kuorum për raundin e parë të votimit të Presidentit. 66 deputetë ishin…
Nuk ka pasur kuorum për propozimet e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani…
Televizioni shtetëror iranian raportoi mbrëmjen e së enjtes se dronët e Gardës Revolucionare ushtria ideologjike…
Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë ftuar në seancën lidhur me amendamentet për zgjedhjen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se dëshiron të përfshihet në zgjedhjen…
Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se të enjten i ka dërguar në Kuvend amendamentet kushtetuese…